Ronaldo hero dhe rekordmen te Portugalia, i dhuron 3 pikë ndaj Marokut (VIDEO)

Cristiano Ronaldo i dhuron 3 pikët e para Portugalisë në Kupën e Botës. Pas tri golave në ndeshjen e parë, ylli portugez ka shënuar golin e vetëm në fitoren e vështirë në ndeshjen e dytë ndaj Marokut në shifrat 1-0.

Në minutën e 5-të pas një krosimi të Moutinho, topi gjeti kokën e Ronaldos, që nga shumë afër arriti të shtynte topin në rrjetë. Pak minuta më vonë ishte sërish Ronaldo që tentoi me një gjuajtje me të djathtën brenda zonës, por topi kaloi shumë afër shtyllës pingule të portës së Marokut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maroku ndërkohë dominoi në pjesën e dytë duke vendosur disa herë në vështirësi portierin Rui Patricio, i cili ishte në një ditë të shkëlqyer duke bërë disa ndërhyrje shpëtimtare. Në fundin e ndeshjes Ronaldo ishte shumë pranë golit, ndërkohë që në krahun tjetër Benatia në dy raste ju afrua shumë golit të barazimit, por fati nuk ishte me Marokun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portugalia ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Maroku është thuajse i skualifikuar pas disfatës së sotme. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?