FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo: Ja pse u largova nga Barcelona për të shkuar tek Interi

“Fenomeni” Ronaldo kaloi një sezon magjik në1996-1997, duke shënuar 34 gola në 37 ndeshje. Gjithsesi braziliani vendosi të largohej nga skuadra katalanase pas vetëm një sezoni dhe filloi një aventurë të re tek Interi.

Në vitin e tij të parë zikaltër shënoi 25 gola në 32 ndeshje, përpara se të niste seria e dëmtimeve të rënda në gju. Ronaldo e shpjegoi kështu vendimin për të braktisur Barçën:

“Po negocioja rinovimin e kontratës, por vendosa të mos vazhdoja më aty pasi nuk kisha aspak besim te drejtuesit e Barcelonës. Interi u interesua në momentin e duhur dhe ishte një sfidë fantastike për mua. Atëherë, kampionati italian ishte më i miri në botë dhe më i vështiri. Ishte vendimi më i mirë që mund të merrja”, u shpreh Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?