Ronaldo konfirmon largimin: Nuk është çështje parash, vendimi pas një jave

Kristiano Ronaldo do të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madridi. Sulmuesi portugez dha lajmin e bujshëm menjëherë pas fitores së Championsit të tretë radhazi duke u shprehur: “Ishte diçka e bukur të luaja me Real Madrid”. Një ditë pas finales, Ronaldo ka folur sërish për mediat, duke sqaruar se ajo deklaratë nuk ka qenë rastësi, por duket se pas saj fshihet diçka tjetër.

“Ndoshta nuk ishte momenti i duhur për ta bërë atë deklaratë, por isha i ndershëm dhe nuk jam penduar për atë që thashë. Është e qartë që kam diçka për të thënë, por do të flas më gjatë ditët në vijim. Kjo është një çështje që ka kohë që ka nisur dhe paratë nuk janë aspak problem. Do të kem një javë kohë për të menduar për të ardhmen time para se të përqendrohem të kombëtarja dhe Botërori”, tha Ronaldo mëngjesin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?