Ronaldo më në fund tregon “misterin” e festimit me mjekër, s’ka lidhje me Messin

Cristiano Ronaldo ishte sërish përcaktues për Portugalinë edhe në ndeshjen ndaj Marokut duke shënuar golin përcaktues. Duke folur pas ndeshjes, ylli portugez ka folur edhe për festimin me “mjekër” në ndeshjen ndaj Spanjës, që krijoi shumë hamendësime si një gjest ndaj Messit.

“Festimi me mjekër ishte një shaka me Quaresmën. Ishim në Sauna dhe unë fillova të heq mjekrën. E lashë pak dhe thashë: Nëse shënoj kundër Spanjës, nuk do ta heq mjekrën deri në fund të Kupës së Botës. Në fund më solli fat, shënova , siç bëra dhe sot. Kështu që do ta mbaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli rekord ndaj Marokut? Nuk më interesojnë rekordet. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të qëndrojmë në një pozicion të mirë. Kundërshtarët ishin shumë të fortë. Maroku ka luajtur shumë mirë, por ne morëm tre pikët. Kemi katër pikë tani dhe afër kualifikimit. Ky është dhe objektivi ynë. Jam i lumtur dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë,” u shpreh Ronaldo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte goli i katërt në Kupën e Botës për cr7, që është golashënuesi më i mirë. /Koha Jonë/

Cristiano Ronaldo shpjegon pse po rritet një mjekër gjatë Kupës Botërore 2018

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?