FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roshi: Nuk e kuptova pse më nxori Panuçi, hera e dytë që e bën

Odise Roshi, pas humbjes me Kosovën e pranoi se Kosova ishte më dominuese në lojë, ndërkohë që në intervistën pas ndeshjes, ai është shprehur i paqartë në lidhje me zëvendësimin.

“Bëmë 2 ndeshje jo të mira, me Norvegjinë, dhe me Kosovën sot. Sot ata bënë një lojë shumë të mirë dhe e merituan fitoren. Fryma nuk është se është keq, ambienti është i mirë me çunat, por nuk dua të them se jemi në fund të kampionatit. Edhe për Kosovën është njësoj. Duhet të stërvitemi sa më mirë, dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës. Zëvendësime? Edhe unë u habita, është e dyta herë që zëvendësohem në atë minutë.

Kosova luajti më mirë se ne sot, ne u paraqitëm shumë dobët sot. Nuk besoj, trajneri dëshiron që Shqipëria të jetë akoma më mirë, por ndonjëherë merr edhe për më keq. Tani duhet të marrim forca për më tej. Me Maqedoninë dhe Lihteshtejnin kemi luajtur mirë, por edhe me Turqinë. Periudha e De Biazit ka kaluar tani, duhet të shohim të ardhmen”, ka thënë Roshi pas ndeshjes”, u shpreh Roshi pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?