Rrogat mujore të lojtarëve në Ligue 1, dominojnë yjet e PSG-së

Gazeta franceze “L’Equipe” ka publikuar një artikull mbi pagat e lojtarëve të Ligue 1. Siç pritej, lojtarët e PSG-së janë atë që fitojnë më së shumti në kampionatin francez.

Kylian Mbappe kryeson listën. Pas nënshkrimit të kontratës së re në verën e vitit 2022 me “parizienët”, 24-vjeçari fiton 6 milion euro në muaj. Sulmuesi i lindur në Paris është futbollisti më i paguar në pesë kampionatet kryesore europiane.

Podiumi plotësohet nga Neymar dhe Messi. Braziliani vjen menjëherë pas Mbappe, teksa fitimet e tij mujore te Paris Saint German shkojnë 3 milion e 675 mijë euro në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi mbetet një më të paguarit në botë. Në Ligue 1, argjentinasi fiton 3 milion e 375 mijë euro në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista deri në top 10 plotësohet nga lojtarët e kampionëve në fuqi të Francës, ndërsa menjëherë më pas vjen Ben Yedder i Monaco me 650 mijë euro në muaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?