FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia gjobit 539 hotele teksa afrohen ndeshjet për Kupën e Botës

Agjencia ruse për mbrojtjen e konsumatorëve, Rospotrebnadzor, ka njoftuar se ka gjobitur 539 hotele për rritje të çmimeve në qytetet ruse që do të jenë nikoqire të ndeshjeve në Kampionatin e fubollit për Kupën e Botës.

Përmes një deklaratë më 6 prill, Rospotrebnadzor ka thënë se gjobat janë vënë pasi inspektimit të rreth 11,400 hoteleve në qytetet si Moska, Shën Petersburg, Soçi, Kazan, Saransk, Kaliningrag dhe shumë qytete tjera.

“I kemi regjistruar rreth 539 raste të rritjes së çmimeve të akomodimit, derisa i kemi pasur rreth 110 raste të hoteleve që nuk kanë pasur çertifikata të nevojshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total hotelet duhet të pagujnë rreth 76,000 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet e futbollit për Kupën e Botës do të mbahen nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete ruse.

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite më 14 qershor dhe do të mbahet në Stadiumin Luzhniki në Moskë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?