Rusia i prish ëndrrën Salah, fiton dhe kualifikohet për në fazën tjetër (VIDEO)

Rusia është kombëtarja e parë që ka siguruar zyrtarisht kalimin për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës. Vendi mikpritës ka fituar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Egjiptit 3-1, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjes. Egjiptianët kishin shumë shpresa te rikthimi në fushën e lojës i Mohamed Salah, por dëshira dhe atmosfera e rusëve, ja bënë shumë të vështirë, misionin për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

45 minutat e para në fakt ishin të mërzitshme, me të dyja skuadrat që ishin shumë të kujdesshme, teksa loja u zhvillua për pjesën më të madhe në mesin e fushës. Mohamed Salah dha sinjalet e para, ndërkohë që në krahun tjetër Golovin ishte lojtari që paraqiste më shumë rrezikshmëri me krosimet e tij. Pjesa e dytë ishte e ndezur, me vendasit që gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës. Në minutën e 47-të, Fathy në përpjekje për të larguar topin nga zona ka dërguar topin në portën e tij, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës afrikane. Pas këtij goli egjiptianët shthuren në fushën e lojës, duke i lënë shumë hapësira Rusisë, që përfiton. Në minutën e 59-ë, është sërish talenti Denis Cheryshev që gjen rrugën e rrjetës.

Mesfushori i talentuar i Rusisë u shërbye mjaft mirë në zonë nga Fernandes, duke e pasur shumë të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për të në Kupën e Botës, pasi në sfidën e parë shënoi dy gola. Pa kaluar as dy minuta Rusia shënoi edhe golin e tretë me Dzyba. Sulmuesi shtatlartë merr një top të gjatë nga mbrojtja, shmang bukur një mbrojtës, dhe më pas me nj goditje të fortë mposhtë portierin e Egjiptit. Reagimi i miqve vjen me Salah nga pika e bardhë në minutën e 73-të, por ishte i pa mjaftueshëm për t’i prishur festën Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?