Rusia shumë e fortë në Kupën e Botës, Amerika kërkon të bëjë testin e dopingut

Kreu i Dopingut Amerikan (USADA) Travis Tygart ka kërkuar nga FIFA për të bërë kontrollet e dopingut pas dy fitoreve të para të Rusisë në Kupën e Botës.

“Ekipi kombëtar rus duhet t’i nënshtrohen testimit agresiv për të mbrojtur besimin e publikut në integritetin e Kupës së Botës”, ka thënë Tygart. “Rregullat ndërkombëtare” – shtoi ai – parashikojnë se përmirësimet e papritura në prezantimet e një ekipi duhet të hetohen”.

FIFA ka deklaruar se nuk mund të zbulojë sasinë e testeve të dopingut që është kryer ndaj futbollistëve rus gjatë turneut. Në prag të Kupës së Botës, Shoqata Botërore e Futbollit e kishte përcaktuar Rusinë si “një nga ekipet më të testuara”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?