Salah: Finalja një ëndërr e bërë realitet, dua që ta fitoj

44 gola në total gjatë këtij sezoni, 10 prej tyre në Champions League. Fitorja në finalen ndaj Real Madrid në Kiev, do të ishte “qershia mbi tortë” për Mohamed Salah. Ylli Liverpulit ka dhënë një intervistë për “UEFA”-n, teksa është shprehur optimist për një sukses të mundshëm.

“Të luash në finalen e Champions është një ëndërr që bëhet realitet dhe ta fitosh do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Real Madrid ka shumë përvojë, por është një ndeshje finale dhe e kaluara nuk ka të bëj. Luajmë 11 kundër 11, te Liverpuli jemi të gjithë shokë dhe Klop është shok me të gjithë ne.

Nuk e di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League, sepse tjetër gjë është të luash në finale dhe tjetër gjë është ta fitosh. Do të ishte arritja më e madhe. Të gjithë janë entuziast. Mbaj mend që dy vjet më parë isha në Egjipt me pushime dhe atje të gjithë po shikonin finalen e Champions dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme, edhe pse ajo ndeshje nuk kishte të bënte fare me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Puna e fortë në stërvitje ka qenë çelsi i gjithçkaje. Kryesorja është që të qëndrojë në këto nivele edhe vitin e ardhshëm. Tani po mendoj vetëm për finalen e madhe. Në Romë bëra dy sezone me nivel dhe nisa të besoja te vetja ime. Kërkova të shkoja në Angli sepse e dija që do të isha i suksesshëm dhe fatmirësisht ia dola në sezonin e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryesorja për ne është të ndihmojmë skuadrën të fitojë, ka pak rëndësi se cili shënon, kryesorja është që në fund të marrim kupën. Mentaliteti ynë është një për të gjithë, të gjithë për një. Unë kam bërë dhjetë gola në Champions, Mane nëntë gola, Firmino dhjetë. Kjo tregon se kemi merita të barabarta në rrugën drejt suksesit”, tha egjiptiani për faqen e UEFA-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?