FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah nuk prish agjërimin para finales së Championsit ndaj Realit

Mohamed Salah nuk heq dorë nga agjërimi, edhe pse e pret një finale e madhe, të shtunën në mbrëmje ndaj Realit të Madridit për trofeun e Champions League.

“Ylli” i Liverpulit, që i përket fesë myslimane, sipas të përditshmes egjiptiane Al-Masry Al-Youm, nga 16 maji ka kufizuar ushqimin, sipas rregullave të muajit të shenjtë të Ramazanit. Por jo vetëm. Nuk mund të pijë alkool dhe as të kryejë marrëdhënie seksuale.

Sportistët myslimanë e kanë mundësinë për ta shmangur agjërimin gjatë muajit të Ramazanit, por jo për Salah, që edhe në të kaluarën i ka qëndruar besnik kësaj praktike fetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi egjiptian ka të drejtën që të marrë energji 30 minuta para finales, ndërkohë që në Angli shkruajnë se agjërimi nuk do të ndikojë në performancën e tij gjatë finales. Këtë sezon Salah ka realizuar 44 gola në të gjitha kompeticionet, dhe është në garë për të fituar “Topin e Artë”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?