FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sampaoli i del në krahë Messit: Nuk është vetëm faji i tiji!

Nesër në mbrëmje Argjentina do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kroacisë që do të vendosë shumë për fatin e tyre në Kupën e Botës. Trajneri Jorge Sampaoli është munduar të heqë presionin nga Messi në prag të ndeshjes së dytë.

“Është gabim nëse mendojmë se e gjithë përgjegjësia është e Messit.  Kur Messi shënon, të gjithë festojnë. Nëse nuk fitojmë, atëherë ia ngjisin atij fajin. Formacioni? Nuk mund t’i them të gjithë emrat këtë herë, nuk kam folur akoma me lojtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky Botëror ka treguar se nuk fitojnë gjithmonë ata skuadra që janë favorite në letër. Ndeshja ndaj Kroacisë është shumë e vështirë, sidomos për një ekip si ne, që akoma nuk kemi gjetur identitetin tonë”, deklaroi Sampaoli në konferencën për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?