Sampaoli: Marr përgjegjësit e humbjes, u kërkoj falje njerëzve

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka marrë vetë përgjegjësit e humbjes së rëndë 3-0 ndaj Kroacisë.

“Dështimi është përgjegjësi e imja. Nuk mund t’i mbetet Caballieros. Na kushtoi shumë goli i parë. Ndjej dhimbje për këtë humbje, nuk lexuam ndeshjen mirë. U kërkoj falje njerëzve që erdhën deri këtu për të na parë të mundemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si trajnerë mundohemi të gjejmë një ekip sa më të mirë që të shoqërojë Messin. Në pjesën e dytë u munduam që të hidhnim në fushë lojtarë sa më të mirë që të ndryshonim diçka, por nuk ia dolëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kishim shumë shpresa që do të kualifikoheshim falë kësaj ndeshje por nuk ia dolëm. Nuk na eci plani i lojës dhe tani do të kapemi pas çdo shansi minimal që na ka mbetur. Unë kam luajtur me fanellën e përfaqësueses së Argjentinës dhe më dhemb, më shemb shumë që nuk u paraqitëm ashtu siç dëshironte populli argjentinas”, tha Sampaoli për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?