Sampdoria e pret për të firmosur, por Berisha zgjedh relaksim në Vlorë
Valon Berisha është drejt transferimit te skuadra e Sampdorias në Seria A, por mesfushori shqiptar ka preferuar që fillimisht të relaksohet. Siç flitet, klubi i tij i Salzburgut pritet ta shesë për 8 milionë euro, por duhet edhe miratimi i vetë futbollistit.
26-vjeçari ka zgjedhur të pushojë në këto ditë të fillim qershorit, edhe pse për të flitet tej mase në merkato. Ai ka zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar disa ditë së bashku me disa nga miqtë e tij.
KOHA JONË SONDAZH

