Serbët nuk pranuan dot humbjen, i vunë flakën flamurit shqiptar në Zvicër
Pas përfundimit të ndeshjes Serbi-Zvicër, tifozët serbë kanë shpërthyer në deklarata.
Në rrugët e Zyrihyt, ata i kanë vënë flakën flamurit kombëtar shqiptar.
Futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndezën zemrat e mijëra shqiptarëve me gjestin e tyre simbolik të shqiponjës me dy duar pas shënimit të golave ndaj kombëtares serbe.
Të dy futbollistët kanë ngjallur reagime të forta në mediat botërore me gjestin e tyre, sa shumë prej portaleve online e kanë cilësuar si një mini-përfaqësim kombëtaren shqiptare në këtë Botëror.
Serbët e kanë cilësuar gjestin si provokim dhe kanë kërkuar që FIFA të marrë masa.
KOHA JONË SONDAZH

