Serbët tallen me Shqipërinë: Zhegrova i turpëroi

Kosova ka fituar lehtësisht 3-0 miqësoren ndaj Shqipërisë, madje duke bindur edhe me lojën e zhvilluar. Përfaqësuesja kosovare ka dhuruar spektakël në fushë duke dominuar në ç’do aspekt. Një ndër momentet më të diskutuara ishte ai i Zhegrovës, që ka nisur të dhurojë spektakël në fushën e lojës, duke mos u mjaftuar me gjendjen dhe rezultatin me të cilin po humbiste Shqipëria.

Vetë lojtari ka kërkuar falje për gjestin e tij pas ndeshjes, por njëkohësisht u ka dhënë material mediave serbe të tallen me Shqipërinë. “Kurir” shkruan se Zhegrova i ka poshtëruar futbollistët e Shqipërisë që në atë moment ishin të nervozuar, ndërsa e ka cilësuar këtë veprim si mosrespektim të pastër ndaj kundërshtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?