Serbia e mbyll në avantazh ndaj Zvicrës pjesën e parë, vendos Mitrovic (VIDEO)

Serbia e ka mbyllur në avantazhin minimal 1-0 pjesën e parë ndaj Zvicrës. Helvetët dhanë sinjalin e parë të rrezikshëm në minutën e 4-t me Granit Xhakën, i cili provoi me një goditje potente nga distanca, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Kundërpërgjigja e Serbisë është e menjëhershme me Mitrovic që vendos në provë në minutën e 4-t portierin Sommer, ndërkohë që disa sekonda më pas e dërgon topin me kokë në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë reagimi.

Zviceranët reagojnë mjaft mirë duke fituar terren me kalimin e minutave, teksa në të 30-ën është Xhemaili që afrohet pranë golit, por portieri Stojkovic del shumë shpejt, duke evituar golin e barazimit. Tadic në fundin e kohës së rregullt provon me të majtën në hyrje të zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?