Sërish probleme për Nainggolan, klubi në Holandë e pezullon pasi tymosi në pankinë

Radja Nainggolan vijon të mbetet një futbollist problematik. Ish-mesfushori i Interit dhe i Romës tashmë është pezulluar edhe nga ekipi i tij i ri, Antwerp.

Mesfushori belg është kapur nga kamerat që po tymoste një cigare elektrike në pankinë dhe për këtë arsye klubi ka marrë masa.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Antëerp ka komunikuar se Radja Nainggolan është pezulluar nga ekipi me një afat të pacaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Drejtuesit e klubit të Antwerp kanë zhvilluar një bisedë me Radja Nainggolan për sjelljen e tij që ndikon në grup. Për këtë arsye, klubi ka vendosur që të pezullojë nga ekipi i parë Nainggolan për një afat të pacaktuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky nuk është rasti i parë që Nainggolan krijon probleme me klubin ku aktivizohet, teksa shquhet për jetën e shfrenuar jashtë fushave apo përdorimin e alkoolit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?