Serxhio Ramos ka një mesazh për Salah para finales së Championsit

Serxhio Ramos është shfaqur në konferencën për shtyp para finales së Championsit ndaj Liverpulit, duke u shprehur optimist në një sukses të mundshëm.

“Në këtë kompeticion ne gjithmonë kemi një motivim shtesë. Kemi një ekip krenare dhe të uritur në Champions. Do të jetë një privilegj që të mbrojmë titullin dhe të bëjmë historinë. Do të luajmë në finale ndaj një ekip të shkëlqyer.

Salah? Ka lojtarë që kalojnë pa lënë gjurmë, ka të tjerë që mbeten. Nuk ka asgjë të krahasueshme me Mesin apo Ronaldon, por Salah është një lojtar i madh. Ai do të synojë që të tregojë vlerat e tij. I uroj më të mirën duke filluar që nga nesër”, ka thënë kapiteni i Realit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?