Sesko na kujton van Basten, shënon një “perlë” ndaj Suedisë (VIDEO)
Benjamin Sesko u bë protagonist ditën e djeshme me një super gol të shënuar. Sulmuesi i Sllovenisë realizoi një “perlë” të vërtetë me të majtën fluturimthi,duke na kujtuar eurogolin e shënuar nga Van Basten.
Bomberi shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë, duke na bërë të kujtojmë ish-sulmuesin e Holandës, që do të realizonte në mënyrë të ngjashme në Euro 1988.
Sesko ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist për shokët e tij në ndeshjet që është aktivizuar te Sllovenia në Ligën B. Për të nuk ka munguar interesimi nga Manchester United, që e sheh si pasuesin ideal të Ronaldos dhe nga Chelsea. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

