Sfidoi të hënën Shqipërinë, Lewandowski “çmend” fansat me trupin perfekt

Robert Lewandowski ka mahnitur fansat me anë të një postimi në Instagram. Ylli i Barcelonës dhe i Polonisë, që pak ditë më parë luajti ndaj kombëtares sonë, ka treguar trupin e tij duke ngritur gira në palestër.

Shumë fansa mbetën të mahnitur, ndërkohë që njëri prej tyre shkroi: “Trupi si shkëmb”, ndërkohë që një tjetër shtoi: “Një makineri”.

Kjo vjen pasi ylli polak po ndjek një regjim të veçantë dietik. Ai ha më parë ëmbëlsira dhe më pas ushqime të tjera. Duke folur para tri vitesh ai theksoi se me ushtrime dhe me një dietë të rregullt, mund të arrihet gjithçka. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Robert Lewandowski showed off his 'rock' body in the gym

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?