Shaqiri vendos një rekord unikal me golin ndaj Serbisë

Vetëm 3 futbollistë kanë shënuar radhazi në Kupën e Botës 2014, Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, mes tyre është edhe një prej shqiptarëve, Xherdan Shaqiri.

Nuk ka dyshim që një prej vendeve e ka portugezi Cristiano Ronaldo në radhët e Portugalisë, duke qenë gjithnjë protagonist në aktivitete kaq madhore. Me shumë fat ka qenë padyshim edhe Romelu Lukaku me Belgjikën, që nuk ka munguar të gjejë rrugën e rrjetës në të tre aktivitetet.

Të njëjtin shkëlqim e ka dhe Xherdan Shaqiri, që në vitin 2014 shënoi 3 gola në fitoren me Hondurasin në grup. Në Euro 2016, Shaqiri shënoi golin e barazimit 1-1 me Poloninë, ndërsa më pas Zvicra humbi me 11-metërsha. Dhe më i bukur ishte padyshim goli ndaj Serbisë, në fundin e një ndeshjeje epike, ndërsa më parë kishte shënuar edhe shqiptari tjetër Granit Xhaka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?