Shënoi gol të çmendur, Sukaj: Ishte më i bukur se i Ibrahimoviç!
Xhevahir Sukaj ishte protagonist në fitoren e Vllaznisë ndaj Lushnjës, pasi shënoi dy nga 4 golat e takimit, teksa njëri prej tyre do të mbetet gjatë në memorien e sportdashësve. Sulmuesi shkodran shënoi nga mesi i fushës, duke realizuar golin më të bukur të këtij sezonit, ndërkohë që pas ndeshjes ka folur për mediat.
“Ato janë momente që të vijnë ndonjëherë. Isha duke u ndalur, pasi më bënë faull, por kur pashë që portieri kishte dalë, godita dhe shënova. Goli më i bukur i karrierës? Nuk e di të them të drejtën. Kam shënuar nga distanca të largëta, por jo kaq shumë larg. Gjithsesi nuk di ta cilësoj ishte më i bukuri apo jo.
Ti apo Ibra, kush shënoi nga distancë më e madhe? E pashë golin e Ibrës, por goli im ishte nga një distancë më e madhe Situata e Vllaznisë? Ekipin e kemi dhe nëse luajmë ashtu siç dimë, mund të arrijmë shumë më lart. Skuadra është e penalizuar nga 10-15 javët e para, që na ka lënë në zonën e mbijetesës, por jam i bindur që përbërja e ekipit është për më lart”, u shpreh Sukaj pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

