Shënoi ndaj Serbisë, modelja kosovare i propozon për “martesë” Shaqirit (FOTO LAJM)
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me golat e shënuar ndaj Zvicrës kanë fituar simpatinë e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë. Më shumë sigurisht golat, e tyre janë ndjerë në Kosovë.
Të shumtë kanë qenë personazhet publike, të artit, muzikës dhe politikës që i kanë falënderuar futbollistët për emocionet e dhuruara dhe paraqitjen fantastike që bënë në ndeshjen e djeshme. Po nuk kanë munguar as propozimet.
Xherdan Shaqiri mori një propozim interesant nga një tifoze e tij. Bëhet fjalë për modelen nga Mitrovica, Besa Istrefi, e cila përmes një postimi të bërë në “Insta Story”, ka kërkuar që të “martohet” me futbollistin shqiptar.
“Oh la la, ma lereni këtë Xherdanin ta martoj”, shkruan modelja nga Mitrovica në mbishkrimin e fotografisë.
KOHA JONË SONDAZH

