Shkaktoi dy penallti në dy ndeshje, Poulsen futet në historinë e Botërorëve

Danimarka nuk shkoi sot më shumë se një barazim 1-1 ndaj Australisë. Danezët shpëtuan në sfidën e parë ndaj Perusë, pasi ata gabuan nga pika e bardhë, por një gjë të tillë nuk e bëri Jedinak.
Një fakt shumë interesant është se në të dyja rastet shkaktar për 11-metërshin ishte Yussuf Poulsen, i cili ka qenë i pafat. Me dy penallti të shkaktuara në dy ndeshje radhazi, Poulsen ka hyrë n historinë e këtij kompeticioni, duke qenë se që nga viti i largët 1966, nuk kishte ndodhur që një sulmues të shkaktonte 2 penallti në një Botëror të vetëm.
Ndërkohë që sulmuesi danez do të mungojë në ndeshjen e fundit ndaj Francësm, për shkak se është i pezulluar për shkak kartonësh: ka marrë dy të tillë në dy ndeshje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

