Shkaktoi polemika me një reagim pas ndeshjes, Shala pendohet dhe kërkon falje

Herolind Shala ka luajtur 5 ndeshje me Kombëtaren tonë, por mbrëmjen e djeshme, mesfushori ka shkruar një status që hapi shumë polemika. Fjala na “nënçmuat” është shoqëruar me reagime të shumta nga shumë tifozë, ndërkohë që ditën e sotme, Shala ka reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar edhe domethënien e shprehjes.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF.

Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për t’u rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që më keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi të gjitha un jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përçarë dy tifozëritë por tregova arsyen përse.

Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd.

Faleminderit për mirëkuptim shqiptarë kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova”, ka shkruar Shala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?