FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkatërroi Sitin në ndeshjen e parë, Klop: Nuk e prisja një rezultat të tillë!

Liverpuli mori një fitore spektakolare dje në mbrëmje ndaj Mançester Sitit në shifrat 3-0 duke hipotekuar kalimin për në gjysmëfinale. Trajneri Jurgen Klop është shprehur shumë i kënaqur nga rezultati, madje ai ka mbetur i befasuar.

“Nuk e prisja një rezultat të tillë, në pjesën e dytë sulmuam më pak, pasi nuk do kishte kuptim të zbuloheshim. Pjesa e parë ishte fantastike, i njihnim cilësitë e Sitit, por jemi të vetëdijshëm për tonat. Luajtëm mirë në kundërsulm dhe ushtruam presion siç dimë të bëjmë. Nëse do të kishim treguar këto aftësi në menaxhimin e ndeshjeve në kampionat, do të ishim më pranë kryesuesve”.

Në lidhje me gjendjen e Mohamed Salah, që doli nga loja për shkak të një dëmtimi, Klopp mbetet besimplotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mohamed më tha se gjithçka është në rregull, por gjithsesi duhet të presim. Tani na pret derbi me Evertonin, të shtunën në drekë do jemi sërish në fushë. Kështu është vërtet e vështirë të përgatitësh ndeshjet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?