Shorti i fazës Play-Off në Europa League/ Barcelona peshkon United, Juvja me fat
Në Europa League është hedhur shorti i fazës Play Off, ku skuadrat e eliminuara nga Championsi kanë mësuar rivalët e tyre. Spikat mbi të gjitha super ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester United. Një duel që mund të ishte fare mirë dhe finalja e këtij edicioni.
Juventus ka qenë me fat, pasi do të sfidojë Nantes, ndërkohë që Roma pritet të ketë një sfidë të vështirë me Salzburgun.
Tetë skuadrat që janë kualifikuar direkt në fazën tjetër janë: Arsenal, Fenerbahce, Betis, Royale Union SG, Real Sociedad, Feyenoord, Freiburg dhe Ferencvaros.
Faza Play Off
Barcelona-Manchester United
Juventus-Nantes
Sporting-Mydjylland
Shkahtar Donesk-Rennes
Ajax-Union Berlin
Bayer Leverkusen-Monaco
Sevilla-PSV
Salzburg-Roma
KOHA JONË SONDAZH

