Shpërthen ish mbrojtësi i Vllaznisë: “Mos dilni ma në qytet, se keni bërë mëkat”

Nuk kanë fund reagimet dhe akuzat në drejtim të Bashkisë Shkodër, lojtarëve dhe stafit të Vllaznisë pas rënies një kategori më poshtë. Ato që e vuajnë më shumë këtë situatë janë tifozët shkodranë. Por, edhe ish-lojtarët e kësaj skuadre. Një prej tyre është edhe ish-mbrojtësi i shkodranëve, Dritan Smajli. Mbrojtësi lezhjan ka shpërthyer në akuza ndaj lojtarëve nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “facebook”.

Postimi i plotë i tiji

”Ka tre javë që dua të shkruaj për Vllazninë tonë, për Vllazninë e madhe, për Vllazninë e shumë e shumë legjendave, për Vllazninë që deri sot u krenonte gjithë veriu por jo vetëm. Çdo gjë kam besu, po jo Vllazninë të bjerë nga kategoria. Sot ju drejtues dhe ju lojtarë të shumë mirë pagum duhet të kërkoni një falje një Shkodre të tan, një veriu dhe një Shqipërie të tan për këtë dram që shkaktuat. Duhet ti kërkoni falje legjendave me rrallë që duhet një javë që ti shkruaj, falje, e sa falje duhet të kërkoni ju veç një zot e di. Na mërzitët, na shkatërruat, na keni bërë të derdhim lot dhe duhet ta kuptoni që keni ba mëkat të madh. Kurr s’do të harroheni për këtë që keni ba. Te Vllaznia nuk luhet veç për para. Te Vllaznia është nder të luash o të nderum, duhet gjak e djers ashtu siç kanë ba gjithë legjendad, duke fillu nga i ndjeri Din Zhega, Rragami, Zmijant, Bizi, Ndoja, Martini, Grima, Sinani, Belisha, Beqiri eeeee sa shumë janë, jo më kot thash duhet një javë ti përmendësh të gjithë e t’më falin që si përmend dot të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurrë se harroj ditën e parë që erdha në Shkodër e takova të nderumin Valter Fushaj asokohe president e m’tha: Smajl sa lekë do të luash për Vllazninë e ju ktheva gati në lot. President më jep ça t’dush veç du me lujt për Vllazninë se ka kenë andërr të vesh këtë fanellë. Kam qëndru 5 vite por vetëm gjak e djers kam derdh, nuk doja t’ja dija sa lekë marr apo sa do marr, sepse fanela Vllaznisë ëshë e shenjtë. Prandaj o të nderum futbollista, jo gjithë padiskutim, hiqini ato fanela e mos dilni ma në atë qytet se keni ba mëkat. Vllaznia do kthehet më e fortë se një vit kalon shpejt, historinë nuk ja hedh dot kush poshtë fanelën, nuk ja ndyn kush se ajo është e shenjtë, por ju do mbaheni mend gjithë jetën. Forca Vllaznia e Shkodrës. Forca Vllaznia e gjithë veriut. Forca Vllaznia e gjithë Shqipërisë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?