Shpërthen Klopp: City blen këdo, financohet nga milionat e tregut të naftës
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha në konferencën për mediet në prag të super sfidës me Manchester City-n se dy skuadrat në fjalë kanë një ndryshim të madh mes tyre sa i përket aspektit financiar. Sipas strategut gjerman City merr kë lojtar të dojë pasi nuk kufizohet në shpenzime.
“Nuk do të pëlqeni ta dëgjoni këtë, por e vërteta është se askush në Premier League nuk mund të konkurrojë me të. Manchester City është një klub i financuar nga milionat e tregut të naftës. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, pavarësisht Fair Play-t financiar.
Nëse u pëlqen një lojtar, pavarësisht se sa shumë kushton, ata thjesht e marrin atë. Ne jo, ne nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë. Askush nuk thotë se është e paligjshme, por është. Ata do të përpiqen të justifikohen, por është. Dikush në Neëcastle tha se nuk kanë tavan financiar. Urime! Duhet të merremi dhe me të tani”, deklaroi Klopp.
KOHA JONË SONDAZH

