Shpëtoi ekipin nga rënia, Kamza shkarkon trajnerin Ahmataj
Julian Ahmataj në mesjavë u kthye në një hero për ekipin e Kamzës, pasi siguroi mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar pas fitores ndaj Partizanit. Gjithsesi duket se drejtuesit e kësaj skuadra nuk mendojnë kështu, pasi kanë njoftuar në rrjetet sociae ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin.
Në këtë vendim të befasishëm mund të ketë ndikuar prania e trajnerit elbasanas në festën e titullit të Skënderbeut. Në njoftimin e mbylljes së bashkëpunimit me trajnerin nuk jepet asnjë arsye dhe asnjë detaj nga drejtuesit e Kamzës për këtë vendim.
Njoftimi në rrjetet sociale
“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Julian Ahmataj. Duke e falënderuar per gjithçka ai zhvilloi me skuadrën tonë, duke realizuar objektivin, i urojme suksese ne karrierën e tij. KF Kamza
KOHA JONË SONDAZH

