Shqipëria mposht Izraelin dhe kualifikohet për në finalet e Ligës së Europës

Kombëtarja e femrave në volejboll arriti një fitore të madhe sot, në ndeshjen e katërt në grupin B, në divizionin e argjendtë të Ligës së Europës. Pas fitores në Izrael, vajzat shqiptare fituan edhe në tokën shqiptare, teksa në sallën e lojërave “Feti Borova”, fituan 3-1 me sete. Seti i parë ishte i ekuilibruar, por në fund vajzat kuqezi u shkëputën dhe fituan me dy pikë diferencë, me shifrat 25-23. Seti i dytë është tërësisht për vajzat kuqezi, që luajnë më të lirshme dhe kanë një epërsi të dukshme në parket, duke u shkëputur që në fillim dhe fitojnë 25-19.

Edhe seti i tretë është po ashtu i ekuilibruar, por në fund sheh izraelitet fituese, me shifrat 29-27. Por në setin e katërt Shqipëria zgjohet dhe nuk toleron, shkëputet që në fillim dhe fiton me lehtësi 25-16 dhe krejt ndeshjen 3-1. Pas kësaj fitoreje, Shqipëria siguron kalimin në fazën finale të Divizionit të ARgjendtë, me shpresën për të luajtur pas një viti në Divizionin e Artë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?