Shqipëria U-17 kualifikohet në “Elite Round” nga ekipet e treta më të mira

Shqipëria U-17 kualifikohet në “Elite Round” të Kampionatit Europian 2023. Përfaqësuesja kuqezi e 17-vjeçarëve pishte nw pritje tw ndeshjeve të grupeve të tjera për t’u siguruar nëse do të kualifikohej si një mes skuadrave të treta më të mira në grupet respektive.

Ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku i mbylli ndeshjet e Grupit 7 në vendin e tretë me 4 pikë, aq sa Kroacia, e cila u avantazhua nga fitorja në përplasjen e drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Shqipëria, aktualisht, është e dyta në klasifikimin e vendeve të treta më të mira (avancojnë shtatë vende e para), që do të thotë se nuk do të bjerë poshtë vendit të katër, edhe nëse në grupet 1 dhe 11 vendet e treta do të renditen më mirë së kuqezinjtë 14-vjeçarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?