Shqipëria U-21 e pafuqishme, mposhtet pastër nga Bosnja

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është mundur me rezultatin 0-2 në miqësoren e luajtur sonte në mbrëmje në ‘Elbasan Arena’ ndaj përfaqësueses U-21 të Bosnje-Hercegovinës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi pësuan golin e parë që në minutën e 11’ të pjesës së parë pas goditjes së Dujakovic, e më pas Kuzmanovic dyfishoi shifrat në të 82-tën.

Përpjekjet e shpresave nuk kanë rezultuar me sukses në këtë miqësore, ndonëse futbollistët treguan shumë dëshirë dhe grintë për ta fituar miqësoren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kuqezinjtë 21-vjeçarë ka edhe dy ndeshje të tjera miqësore në program në muajin Qershor, ndërsa rezultati është shndërruar në makth për ta, pasi nuk fitojnë prej disa takimesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?