Simeone: Penalltia e humbur moment i vështirë, ja pse nuk e goditi Griezmann
Atletico Madrid u eliminua që në fazën e grupeve të Champions League mbrëmjen e djeshme. Los Colchoneros nuk shfrytëzuan një penallti të dhënë me VAR, edhe pse arbitri e mbylli njëherë ndeshjen. Carrasco do të gabonte nga pika e bardhë, një moment që ka mërzitur së tepërmi trajnerin Simeone.
“Ky është momenti më i vështirë, por unë do të vazhdoj të insistoj që ky klub të marrë diçka që na nevojitet, si kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm.
Griezmann është një nga gjuajtësit tanë, por ai ishte shumë i lodhur. Carrasco e mori topin përpara se arbitri t’i drejtohej VAR-it. Nëse një lojtar kërkon të godasë dhe zgjedh këtë mënyrë, atëherë shokët e skuadrës bien dakord dhe e lejojnë të gjuajë”, deklaroi tekniku i Atleticos.
bakker screams at the face of carrasco after his penalty was saved#ucl#ChampionsLeague #football
watch full video:
👇👇👇👇👇👇https://t.co/VCbUu8CtMQ pic.twitter.com/VWWfn4Xpcq— •MSR4• FOOTBALL (@MSR4_FOOTBALL) October 26, 2022
KOHA JONË SONDAZH

