FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Siti arrin akordin final me yllin e Napolit për 50 mln euro

Napoli humbet një nga futbollistët më të rëndësishëm në repartin e mesfushës. Mediat italiane shkruajnë se Zhorzhinjo është thuajse një lojtar i Mançester Sitit.

Bisedimet mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe drejtuesve të “qytetarëve| për mesfushorin italo-brazilian janë në fazën finale madje tashmë mund të thuhet se akordi mes palëve është arritur.

Futbollisti i përfaqësues italiane duke filluar që nga sezoni i ardhshëm do të stërvitet nga Pep Guardiola, pasi Napoli ka pranuar ofertën e Sitit prej 50 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari ndërkohë do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë në total 20 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?