Sivaspori befason Ballkanin në Prishtinë, përmbys golin e Thaqi-t (VIDEO)

Ballkani i Ilir Dajës ka pësuar një humbje 1-2 me përmbysje në Prishtinë nga Sivaspori në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conference League.

Edhe pse kaluan në avantazh në pjesën e parë, me një gol të shënuar nga Armend Thaqi, kampionët e Kosovës nuk mundën ta menaxhonin si duhet pjesën e mbetur të ndeshjes.

Skuadra e Ilir Dajës krijoi shumë raste, por lojtarët nuk u treguan të saktë përballë portierit kundërshtar. Miqtë do të shënonin dy gola me fat me Arslan dhe Angielski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ballkani ka 4 pikë, duke mbajtur vendin e tretë në grupin që udhëhiqet nga Sivaspor dhe Cluj me nga 7 pikë. Ndeshjen e ardhshme, Ballkani do ta luajë ndaj Slavia Prague-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?