Skandal seksual te Meksika, 8 lojtarë kalojnë natën me prostituta
8 ditë para startit të Kupës së Botës, një skandal seksual ka tronditur Kombëtaren e Meksikës. Sipas revistës “TV Notas”, 8 futbollistë të ekipit Huan Karlos Osoria morën pjesë në një festë private me prezencën e 30 prostitutave.
Oçoa, Karlos Salsedo, Hektor Herrera, Hezus Gajardo, Xhonatan, Xhovani Dos Santos, Raul Himenez dhe Marko Fabian e kanë gdhirë në lokal me muzikë, lojëra, alkool dhe shumë femra. Mediat meksikane kanë zbuluar se dy vajzat që kanë shërbyer si “eskort” ishin Aime dhe Viridiana.
Meksika do të debutojë në Botëror përballë Gjermanisë në datën 17 qershor. Kjo nuk është as hera e parë dhe e fundit që ngjarje të tilla ndodhin përpara kompeticioneve të rëndësishme të futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

