Sllava e Pragës i shuan ëndrrën evropiane Ballkanit të Dajës, e mund në Prishtinë
Merr fund ëndrra e Ballkanit për të kaluar fazën e grupeve të Conference League. Skuadra kampione e Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1 nga Slavia e Pragës në “Fadil Vokrri” dhe mbetet në kuotën e katër pikëve.
Golin që vendosi sfidën në Prishtinë e shënoi Langr në minutën e 75-të. Në pjesën e parë Krasniqi iu afrua golit me një goditje paksa prirët me portën
Në fundin e ndeshjes, portieri Slavias, Lokar, kreu dy pritje vendimtare, që i mohuan Ballkanit të paktën një pikë. Ishte një paraqitje për t’u duartrokitur nga skuadra e drejtuar nga Ilir Daja.
KOHA JONË SONDAZH

