Sneijder i jep fund karrierës me kombëtaren holandeze

Futbollisti i njohur holandez, Wesley Sneijder, i dha fund karrierës me kombëtaren.

Në njoftimin e Federatës Mbretërore të Futbollit të Holandës (KNVB) është bërë e ditur se 33-vjeçari Sneijder i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren pas takimit të bërë me trajnerin e kombëtares holandeze, Ronald Koeman në Katar.

“E dija se pasi të transferohesha në Katar kjo do të kishte efekt në karrierën time me kombëtaren. Biseduam në lidhje me këtë. E kuptoj se Koeman dëshiron një fillim të ri me futbollistët e rinj. Kam respekt për zgjedhjet e tij”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 133 ndeshje me kombëtaren holandeze të futbollit, Sneijder shënoi 31 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?