FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sowe trondit arkat e Skënderbeut, fiton gjyqin ndaj korçareve në FIFA

Nuk kanë fund problemet te skuadra e Skënderbeut. Pas gjyqit të madh me UEFA-n, korçarët kanë humbur një tjetër çështje, kësaj herë në FIFA, duke marrë një tjetër goditje financiare.

Bëhet fjalë për detyrimet e mbetura ndaj sulmuesit nga Gambia, Ali Sowe, i cili u aktivizua me Skënderbeun si i huazuar në sezonin 2017-2018, ku edhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit. Pas shkëlqimit me korçarët, 25-vjeçari, në pronësi të Chievos, u largua drejt kampionatit bullgar, ku firmosi me CSKA Sofie.

Sowe bëri kërkesë në janar 2019 në FIFA për t’u paguar 38144 euro, por në mars e tërhoqi ankesën, pasi kishte gjetur një akord me klubin që t’i paguhej një shifër prej rreth 23 mijë eurosh në dy këste. Ai nuk mori kurrë të dytën prej 10 mijë eurosh, ndaj dhe e hodhi sërish klubin në gjyq në maj të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkurt 2020, Komisioni i  FIFA-s i ka dhënë të drejtë Sowe, i cili tashmë do të përfitojë rreth 24 mijë euro që i mbeteshin nga detyrimi fillestar kontraktual që kishin korçarët ndaj tij, si dhe një shifër ekstra prej 5 mijë eurosh si rrjedhojë e vonesës. Kjo është një goditje e rëndë për arkat e klubit korçar, teksa do të ketë afat 45 ditë për ta paguar shumën në llogarinë e sulmuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?