Spaleti: Rafinjën dhe Kanselon nuk e mbajmë dot, Ikardi varet nga merkato

Katër ditë pas triumfit të madh ndaj Lacios në “Olimpiko” që u ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Trajneri i zikaltërve, Luçiano Spaleti ka folur mbi aspektet se si do të ndërtohet skuadra zikaltër për sezonin e ardhshëm. Ai nuk ngurroi që të fliste edhe për merkato.

“Falënderoj të gjithë shoqërinë që më dha mundësinë të drejtoj Interin dhe të përjetoj këto emocione të këtij sezoni. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe futbollistët e mi, që bënë një sezon për t’u mbajtur mend. Kemi pasur momente fantastike, si ndeshjet direkte ndaj Juventusit, Napolit e Romës, por edhe të tjera ku kemi shkëlqyer më pak, por në fund ia dolëm të arrijmë objektivin tonë. Seria A është përforcuar ndjeshëm dhe kjo u pa edhe me garën për një vend në zonën Champions, ku Lacio e meritonte po aq sa ne t’ia dilte. Edhe rikthimi i Ançelotit në Serinë A, është një dëshmi e rritjes së këtij kampionati.

Ndeshja më e bukur nëse më duhej të zgjidhja një, është ndeshja e humbur ndaj Juventusit. Një paraqitje e jashtëzakonshme e skuadrës time, përballë një kundërshtari jashtëzakonisht të fortë. Momenti më i keq ishte humbja e Davide Astorit. Shoqëria ka filluar që tani punën me merkaton, duke bërë tashmë 3 afrime, ndërsa po punohet edhe për shumë të tjerë. Kemi pak keqardhje që nuk mund të blejmë për momentin as Rafinjën dhe as Kanselon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi disa bilance ekonomike për të respektuar deri në fund të muajit qershor dhe më pas, nëse do të ekzistojë mundësia, do t’i afrojmë që të dy. Natyrisht që dëshira e të gjithëve ishte që t’i kishim pjesë të skuadrës, për atë që kanë dhënë në fushën e lojës, veçanërisht në pjesën e dytë të sezonit, duke u kthyer në pika referimi, por këto janë kushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ikardi është kapiteni dhe lideri ynë, teksa edhe këtë sezon mori për dore skuadrën me golat e shumtë. Të gjithë ia njohim vlerat dhe atë që ka dhënë për këtë fanellë, ndaj do të donim shumë që ta mbanim në skuadër. Gjithsesi duhet parë edhe dëshira e tij, pasi do të ishte tërësisht e pamundur për të mbajtur në skuadër një lojtar që nuk ka më dëshirë dhe stimuj”, u shpreh Spaleti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?