Spektakël dhe emocione në 45 minutat e para, por s’ka gola në duelin Argjentinë-Kroaci

Kroacia dhe Argjentina kanë dhuruar shumë emocione dhe raste në 45 minutat e para, por deri më tani nuk kanë mundur që të zhbllokojnë rezultatin.

Skuadra ballkanase e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa që në minutën e 4-t, Perisic futet mjaft mirë në zonë, godet me të majtën, por portieri Caballiero largon topin me majën e gishtave. Argjentina reagon mjaft me Lionel Messin, i cili humbet dy mundësi shumë të mira.

Në minutën e 30-të, Lovren gabon rëndë në zonë duke mos u kuptuar me portierin Subasic, duke i dhënë mundësinë Agueros që të përfitojë për t’i dhënë Enzo Perezit mundësinë për të goditur me portën e boshatisur, por tentativa e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Kroacia nuk ndjen aspak presion, pasi pas dy minutash Vrsaljko jep një asist fantastik për Mandzukic, por sulmuesi që luan te Juventusi godet jashtë kuadratit me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e pjesës së parë Rebiç ka një mundësi të artë përballë portierit, por sulmuesi kroat gabon në kontrollin e topit, dhe më pas edhe në goditjen, e cila përfundon shumë jashtë kuadratit./Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?