Statistikat/ 26 trajnerë për 10 klubet e Superiores brenda një sezoni

Kategoria Superiore nuk është aspak një kampionat , ku trajnerët e kanë të thjeshtë për të bërë punën e tyre. 10 skuadrat e Superiores, të cilat zhvillojnë një kampionat me 4 faza për 36 javë, mesatarisht drejtohen nga dy trajnerë brenda vitit. Plot 26 është numri i trajnerëve që janë ndërruar gjatë sezonit 2017-2018. Një shifër që më tepër sesa rekord mund të konsiderohet si një dukuri e hershme e presidentëve të klubeve tona, por edhe si mungesë e programeve afatgjata.

5 nga 10 skuadrat e Kategorisë Superiore; Partizani, Luftëtari, Teuta, Vllaznia, apo edhe Lushnja; kanë zhvilluar një sezon me nga 3 trajnerë. Mes tyre, ajo që bie në sy është skuadra gjirokastrite e Luftëtarit, e cila edhe pse arriti të kalojë çdo pritshmëri në letër duke u renditur në vendin e tretë dhe në zonën europiane, vendosi të largojë Hasan Likën, trajneri që i arriti këtë objektiv historik për ta. Arsyet e vërteta nuk dihen, por të paktën e vërtetë është që nuk lidhen me arritjet sportive të ekipit.

Një sezon me shumë ulje dhe ngritje ka kaluar edhe Partizani, i cili pas projektit italian të Moxhit dhe Julianos dështoi edhe me trajnerin e tyre që i ka zgjidhur gjithmonë këto probleme, si Sulejman Starova, ndërkohë që rezultatet e mira të Klevis Dalipit u zeruan nga mosarritja e objektivit, që ishte zona europiane. Në sezonin e ardhshëm pritet që drejtimin e të kuqve, ta marrë ndoshta një trajner tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e fitimit të Kupës nga skuadra e Laçit me sa duket ishte një faktor i rëndësishëm për të ardhmen e Gentian Mezanit, trajnerit vlonjat që bëri një paraqitje të mirë me laçianët, që në këtë sezon u renditën në vendin e katërt dhe do të jenë pjesë e kupave të Europës, pasi Skënderbeu kampion në fuqi fitoi si kupën, ashtu dhe kampionatin. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer te kurbinasit, duke nxjerrë në pah talentin e shumë futbollistëve të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu ndërkohë është e vetmja skuadër që e ka filluar dhe mbaruar sezonin e fundit me vetëm një trajner, Ilir Dajën, i cili ka rinovuar sërish me klubin e Skënderbeut, që mbetet ende në pritje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, se çfarë do të ndodhë me pjesëmarrjen e tyre në kupat e Europës në këtë sezon.

26 trajnerë kanë drejtuar 10 skuadrat e Superiores në sezonin 2017-2018

Skënderbeu: Ilir Daja

Kukësi: Mladen Milinkoviç, Peter Pacult

Partizani: Mark Juliano, Sulejman Starova, Klevis Dalipi

Luftëtari: Luis Kurbejo, Daniel Fernandez, Hasan Lika

Laçi: Stavri Nica, Gentian Mezani

Flamurtari: Shpëtim Duro, Ardi Behari, Petraq Bifsha

Kamza: Ramadan Ndreu, Julian Ahmataj

Teuta: Gugash Magani, Stavri Nica, Gentian Begeja

Vllaznia: Armando Cungu, Ernest Gjoka, Ervis Kraja

Lushnja: Artan Bano, Hysen Dedja, Dritan Çuko, Ilir Gjyla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?