FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmoi rivalët, McGregor arrestohet nga policia pas agresionit (VIDEO)

Conor McGregor është ndaluar nga policia e Brooklynit, në Nju Jork, pas përfshirjes në një incident të dhunshëm. Ish-kampion i dy kategorive të UFC-së, ishte pjesë e një grupi meshkujsh që sulmuan një autobus, me të cilin udhëtonin “luftëtarë” rivalë, sqarohej në një komunikatë të UFC-së.

McGregor u vetëdorëzua në polici pas shpalljes së tij në kërkim, ndërsa në orët e para të kësaj të premteje iu komunikuan akuzat.

McGregor një kampion absolut në UFC, mori më shumë famë kur pranoi të ndeshej me Floyd Mayweather, në gusht të vitit 2017, në një ndeshje boksi, sfidë që i siguroi shumë shuma të pabesueshme të dy protagonistët në ring.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?