SUPERIORE/ Kukësi fiton ndaj Bylis, Kastrioti zhyt në vendin e fundit Teutën
Kukësi ka arritur që të marrë një fitore të pastër 2-0 në shtëpi ndaj Bylis, e cila është e dyta në këtë sezon. Verilindorët shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e sfidës ishte Tiago Ferreira në minutën e 23-të ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 60-të Shqiprim Taipi realizoi golin e sigurisë.
Pas këtij episodi, Kukësi menaxhoi më së miri avantazhin dhe energjitë me ballshiotët që ishin të pafuqishëm për të ndryshuar fatet e ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër të javës së shtatë, Kastrioti fitoi me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1. Ishin durrsakët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Erando Karabecit, megjithatë krutanët gjetën forcat për të reaguar.
Ai që riktheu ekuilibrin ishte Karakaçi, ndërsa Morbeck përmbysi në fundin e 45-minutave të para. Teuta vijon me periudhën negative ndërsa ende nuk ka në fituar ndeshjen e parë në Superiore dhe mbeten me katër pikë në vendin e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

