Taulant Stërmasi vlerësohet me çmimin si trajneri i vitit në Atletikë
Taulant Stërmasi është vlerësuar me çmimin “trajneri i vitit në atletikë’’. Federata Shqiptare e Atletikës vlerësoi trajnerin Stërmasi për arritjet e jashtëzakonshme në këtë sport, ku padyshim pika kulmore ishte Luiza Gega si kampione e Europës.
Sipas presidentit të FSHA, Gjergj Ruli, suksesi që ka ardhur nga trajneri Stërmasi ka ngritur lart jo vetëm atletikën, por të gjithë sportin shqiptar.
Në fund dhe kampionia e Europës, Luiza Gega, kishte një falënderim për trajnerin e saj. Synimet e kampionëve kuqezi në atletikë janë Lojërat Olimpike 2024.
KOHA JONË SONDAZH

