Të paguash sa “qimet e kokës” dhe të shohësh finalen e Championsit në këtë tribunë
Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Champions League mes Liverpulit dhe Realit. Teksa të gjithë presin ndeshjen e madhe, biletat janë shitur prej kohësh. Çmimet janë stratosferike, por gjithsesi spektakli që do shijohet live, e justifikon deri diku çmimin.
Por jo të gjithë ata që kanë blerë bileta do jenë fatlumë. Do ketë edhe nga ata që do zhgënjehen kur ta shohin veten të ulur te një sektor i çuditshëm. Siç duket edhe në foton e mëposhtme, tifozët që do të kenë fatin e keq të ulen në këtë tribunë të stadiumit, do ta kenë të pamundur për të ndjekur ndeshjen, për shkak të murit që nuk lejon që të shohësh thuajse asgjë nga fusha.

KOHA JONË SONDAZH

