Të premten përcaktohet fati i Allegrit te Juvja, e vendos mbledhja e bordit drejtues

Bordi drejtues i Juventusit do të mblidhet të premten, më 23 shtator dhe do të duhet të miratojë bilancin për sezonin 2021/22. Humbja për sezonin e fundit është plotë 250 milionë euro.

Raporti gjashtëmujor, i miratuar 24 shkurtin e kaluar, raportoi një humbje prej 132 milionë eurosh. Raporti në lidhje me gjysmën e parë të 2021/22 kishte ngritur hipotezën “një përmirësim të ndjeshëm” në performancën e Grupit, duke filluar nga viti financiar 2022/2023.

Buxheti 2020/21 u mbyll me një humbje prej 209.9 milionë euro, ndërkohë që i mëparshmi 89.7. Bordi i Juventusit këtë vit do të mblidhet në një periudhë shumë të vështirë, teksa skuadra po përjeton një moment shumë negativ në kampionat dhe në Champions, ku ka pësuar dy humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej llogarive ekonomike, kriza aktuale sportive do të jetë ndoshta tema më e rëndësishme e takimit, gjatë së cilës do të jetë e pamundur të mos flitet për të ardhmen e stolit të Juventusit. Massimiliano Allegri është në rrezik shkarkimi, por kjo gjë do të mësohet zyrtarisht këtë të premte. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?