Te Vllaznia marrin masat për rënien, administratori Gjyrezi dënon futbollistët
Pas hidhërimit të thellë që shkaktoi në Shkodër rënia e Vllaznisë nga Superligë tani ka ardhur koha për të marraë masat. Përgjegjësia e madhe që ka rënë mbi drejtuesit e klubit ka shtyrë këta të fundit të dënojnë futbollistët.
“Shkodranews” raporton se duke patur parasysh faktin se lojtarët e Vllaznisë kanë qenë të mirëpaguar për nivelet e Superiores, ka bërë që ata të jenë të parët që e pësojnë.
Kështu, rënia nga Superiorja u ka kushtuar jo pak futbollistëve të Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur një gjobë të konsiderueshme financiare ndaj tyre.
Sot është zbuluar shkresa drejtuar lojtarëve, e cili mban firmën e administratorit Astrit Gjyrezi. Nga sa mësohet, lojtarëve iu është vendosur një gjobë në shumën e 2 rrogave mujore.
Në shkresë bëhet e ditur se rënia nga kategoria ka shkaktuar një problem të madh moral dhe ekonomik, jo vetëm te klubi, por edhe te tifozët kuqeblu, të cilët me taksat e tyre janë investitorë “de facto” te skuadra e futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

